SHPËRNDAJE

Vucic

Lista Srpska, kryetarët e të gjitha komunave serbe dhe përfaqësuesit e serbëve, më 26 shkurt pritet të takohen me kryeministrin Aleksandar Vuçiç.

Siç mëson e përditshmja e Beogradit “Novosti”, në atë takim duhet të miratohet vendimi për (mos)pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës, në të cilat kanë “ngrirë” pjesëmarrjen për shkak të vendimit të kryeministrit Isa Mustafa që ta shkarkojë, ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç.