SHPËRNDAJE

Lojra fëmijësh dhe një tregim joserioz i ka quajtur kryeministri serbe unionion e komunave shqiptare që janë formuar në Tiranë, në përbërjen e Preshevës, Prishtinës, Ulqinit, Tetovës dhe Tiranës.

“Cfarë komuna shqiptare, ato janë lojra për fëmijë të vegjël, kanë menduar se janë të rrezikshëm…Ky është një tregim për votuesit e tyre. Dhe cka bën ai union? Printojnë flamuj dhe stilolapsa” ka thënë Vuciq transmeton presheva.com.

“Kur nuk keni cfarë ti ofroni popullit, rritje ekonomike dhe reforma serioze, atherë flasin tregime për fëmijë” ka thënë kryeministri serb.

“Unë ju pyes, cka ka ndryshuar dje dhe sot në Preshevë? E kanë shkëputur një pjesë të Serbisë? Nuk do të kisha thënë. Andaj kjo është – le të luajnë fëmijët, nëse e kanë ashtu më të lehtë.. Nuk jam brengosur edhe aq..” ka shtuar Vuciq, transmeton presheva.com.

Ai ka thënë se në planin psikologjik mund të duket e rrezikshme, pasi sipas disa njerëzve, sic ka sqaruar, ju duket se kanë bë dicka të madhe ndërsa nga ana tjetër nuk i kontribon raporteve të mira në Ballkani perëndimor. /presheva.com/