SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e quajti masakrën e Reçakut në Kosovë si një histori të trilluar nga ish-shefi i Misionit të OSBE në Kosovë, William Wolker, ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri, Edi Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare i bën me dije mes rreshtave Serbisë së realiteti i Kosovës është tashmë i pakthyeshëm, ndërsa kërkon prej saj që të punojë për ta bërë  rajonin tonë një model për të ardhmen, ku të gjithë të jetojnë me paqe dhe me prosperitet.

Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të dokumentuar mirë! Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që aq sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë si kristal i Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt së ardhmes!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Miq atje! Ndaloni të denonconi për një luftë të ndyrë që bëri një regjim i vjetër i përgjakshëm në Beograd! Lëviz! “Lërini të vdekurit të varrosin të vdekurit” dhe le të bëjmë atë që supozojmë të gjithë: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model!”, shkruan Rama.

Deklarata e presidentit serb mbi masakrën e Reçakut shkaktoi reagime jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Bashkimin Evropian.

Edhe Ambasada e SHBA në Prishtinë ka reaguar pas deklarimeve të kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka përkrahur ish-ministrin serb Ivan Todosijeviq, rreth pretendimeve të tij masakra e Reçakut ka qenë një ‘trillim’, deklarata këto që nxitën debate e reagime të ashpra në Kosovë.

Në reagimin e Ambasadës amerikane thuhet se ‘retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme’.