SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se atij i duket se të gjithë në rajon, Evropë dhe në botë varrosën çdo shans për ndonjë marrëveshje të mundshme me Kosovën.

Ai shtoi se Serbia u përpoq me çdo gjë për të arritur një kompromis mbi Kosovën.

“Është e rëndësishme që Serbia ka treguar se ajo është e gatshme për të dialoguar, e gatshme për kompromis, por ne nuk do të pranojmë se nuk do të marrim asgjë. Mua më duket se të gjithë në rajon, si dhe njerëzit në Serbi, Evropë dhe botë kanë varrosur çdo shans për ndonjë marrëveshje”, tha Vuçiq.