SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pohuar se deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit, tregojnë se Prishtina nuk është e gatshme për kompromis në takimet e radhës në Uashington dhe Bruksel, dhe se kërkesat e saj kanë të bëjnë kryesisht me njohje reciproke, të cilën ai tha se do ta refuzojë.

Gjatë një vizite në Bled, Vuçiq është pyetur nga mediat lidhur me mesazhet e dërguara nga Prishtina zyrtare se do të kërkojë njohje reciproke në takimin e Uashingtonit. Sipas tij, ajo që thotë kryeministri Hoti, në fakt është ajo që mendojnë si amerikanët ashtu edhe evropianët.

“Trump na shkroi në një letër duke pritur njohjen e ndërsjellë. Mos u habisni, sepse ata (SHBA) e pranuan (Kosovën) 12 vjet më parë. Dhe tani taktikat e Hotit janë që dikush duhet të bëjë presion ndaj Vuçiqit, i cili do të duhet ta nënshkruajë nën presion të tmerrshëm nga bota dhe nga Evropa, dhe kjo është se si do t’i mbarojmë gjërat”, tha Vuçiq.

I pyetur për të komentuar faktin që ai tha se do të refuzonte të takohej me presidentin Donald Trump nëse kërkohet njohje e ndërsjellë, Vuçiq tha se ‘ai është shumë i vogël të përcaktojë se ku do të vijë Trump dhe ku nuk do të vijë’.

“Unë nuk dua të pranoj oferta për njohje reciproke,” tha ai.