SHPËRNDAJE

Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga tregimet e shqiptarëve se ata do të arrijnë deri në Vranjë dhe Nish, tha Presidenti Aleksandar Vuçiç në Vranjë, ku ai bëri hapjen e objektit të ri kirurgjikale në Qendrën Shëndetësore.

Sipas Tanjugut, përcjell presheva.com, Vuçiç në një pyetje të gazetarëve nëse qytetarët kanë arsye të kenë frikë nga paralajmërimet e tilla, ai u përgjigj:

“Nuk duhet të kenë frikë! A janë këto dëshirat dhe planet e tyre – janë, a jemi demografikisht të kërcënuar – jemi, por edhe ata janë në Preshevë dhe Bujanoc “.

Ai thotë se e ka dëgjuar Kadri Veselija, i cili thotë se do të ndalojnë deri në Nish.

“E pra, ata janë të fortë dhe të mëdhenj, ne jemi të vegjël dhe të dobët. Ndoshta ata do të arrijnë deri në Smederevska Pallankë, do ta shohim, “tha Vuçiq me ironi.

Ai shtoi se edhe pse shqiptarët pretendojnë ndryshe, as gjysma e 50.000 nuk janë në Bujanoc, por se ai nuk i gëzohet kësaj, por që ai dëshiron të ketë edhe më shumë serbë dhe shqiptarë./presheva.com/