SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Serbia dëshiron të hap kapituj të rinj në bisedimet e pranimit duke theksuar se çështje kyçe është edhe arritja e marrëveshjes me Kosovën.
Vuçiq ka deklaruar se dëshiron një shpjegim më të qartë të asaj që vendet e Bashkimit Evropian e shohin si të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka theksuar se kishte diskutime të mira me zyrtarë të Parlamentit Evropian për tema të rëndësishme, duke nisur nga Kosova dhe situata ekonomike në Serbi.

“Një zgjidhje kompromisi me Kosovën është diçka me të cilën kemi shumë probleme dhe nuk e dimë se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen, por ne jemi gjithmonë të gatshëm për të eksploruar”, ka deklaruar presidenti serb.
Tuje, ai ka thënë se Serbia ka bërë punën e saj por nuk varet më nga ta dhe se BE po bën një vlerësim politik për të vendosur sa kapituj dhe me çfarë shpejtësie do hapen negociatat.
Vuçiq ka  shtuar se Serbia nuk do të shkojë në drejtim të Rusisë edhe pse janë krenarë që kanë marrëdhënie të mira me këtë vend, mirëpo tani janë drejt rrugës për në Bashkim Evropian.
Vlen të theksohet se negociatat Kosovë-Serbi, janë bllokuar një vit më parë që nga vendosja e taksës ndaj produkteve serbe, ndërsa zyrtarë serbë kanë deklaruar se do rikthehen në tavolinën e bisedimeve nëse kjo marrëveshje shfuqizohet.