SHPËRNDAJE

Presidenti i serb Aleksandar Vuçiq, sot ka deklaruar se Serbia mbështet marrëveshjen për emrin mes Shkupit dhe Athinës. Vuçiq gjithashtu ka thënë se ata do të respektojnë vendimet e presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas trajnimit të policisë në Kraljevo, për qëndrimin e Serbisë në lidhje me marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, Vuçiq tha se kjo është çështje e brendshme, në të cilën ata nuk përzihen.

Mediat serbe duke përcjellur këtë deklaratë të Vuçiqit, kanë shkruar se dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras kanë nënshkruar marrëveshjen, ndërsa presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka dalur kundër.