SHPËRNDAJE

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të jetë e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në të ardhmen, por ngecja në dialog mund të tejkalohet vetëm kur Prishtina i heqë taksat “e pakuptimta” ndaj prodhimeve serbe.

Ai gjatë takimit me ambasadorin e Rusisë Alexandar Chepurin ka biseduar për situatën në rajon, dhe posaçërisht për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për vizitën e presidentit rus Vladimir Putin, Vuçiq ka thënë se ajo ka qenë me “rëndësi të madhe” për zhvillim të mëtutjeshëm të dialogut politik dhe bashkëpunim ekonomik të dy vendeve.

Chepurin ka pretenduar se marrëdhëniet e dy vendeve janë në nivel “të lartë” bilateral dhe se janë shprehur dëshirat dhe qëllimet e Moskës që të punohet për thellim të bashkëpunimit, pretendohet në kumtesë.