SHPËRNDAJE

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar ndaj iniciativës së deklaruar nga kryeministri Ramush Haradinajt për fillimin e procesit të dhënies së pasaportave të Kosovës për qytetarët e komunave Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.

“Nuk e di se çfarë i duhen ato pasaporta shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Nuk ka nevojë për rrena dhe se Serbia e dinë saktë sa shqiptarë ka”, ka thënë Vuçiq për tanjug.

Ai u shpreh se mundë të bëjnë çka të duan derisa të kenë mbështetjen ndërkombëtare por të drejtat duhet të rrespektohen.

Vuçiq theksoi gjithashtu që do të mbrojë pavarësinë, integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë.