SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se shpreson që Serbia të ketë një vaksinë kundër koronavirusit para fundit të vitit, duke deklaruar se bisedimet janë duke u zhvilluar me “një vend” që tashmë u jep vaksinave njerëzve.

Gjatë një vizite në vendin e ndërtimit të Institutit për Sëmundjet Kardiovaskulare në Beograd, “Dedinje 2”, Vuçiq tha se vaksina do të ishte “një shpëtim për Serbinë dhe ekonominë tonë”.