SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar deklaratat e Komisionit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, i cili tha se Serbia nuk e ka vetëm Kosovën kusht për të hyrë në Evropë.
Vuçiq e ka pranuar se rrugëtimi i shtetit të tij do të jetë i vështirë në rast se nuk lëshohet pe ndaj Prishtinës zyrtare.

“Problemi më i madh në rrugën tonë evropiane është çështja e Kosovës”, theksoi ai.

Në një intervistë për televizionin “Pink”, numri një i Serbisë ka folur edhe për bisedimet e Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, delegacioni nga Prishtina nuk po përmbahet në bisedimet me Federica Mogherini.

“Ruajtja e paqes, stabilitetit dhe ruajtjen e sigurisë për qytetarët tanë në Kosovë dhe Metohi duhet të jetë i domosdoshëm. Bisedimet me shqiptarët janë të vështira, për shkak se ata janë duke u bërë gjithnjë e më shumë nervoz”, u shpreh ai.