SHPËRNDAJE

Aleksandar Vuçiq paralajmëron se do ti sygjeroj kryeministres që rrogat e mjekëve dhe motrave medicinale ti rriten edhe për 15%.

“Nëse e rritim suficitin në buxhet, nëse kemi rritje mbi 3%, atherë idea dhe lutja ime për Ana Brnabiq do të jetë që të shkojmë me rritje më së paku dhe 15%, dhe kjo si shtesë, kumulative nga ajo 10 dhe 12% që do të bëhet në janar.
Ai thotë se ministri i shëndetësisë Zoran Lonçar ka thënë se 90 ose 95% e puntorëve mjeksor nuk do të largohen nga vendi nëse i rritet rroga nga 15 deri 20%.

Ai thotë se kthesë do të jetë kur rroga kalon 800 ose 900 euro dhe ather njerzit nuk do të largohen gjegjësisht të kthehen ashtu siç ka qenë rasti me Estoninë.

Në pyetjen se kur kjo do të ndodhë, ai nuk ka dashtë të fol rreth kësaj. (Presheva.com)