SHPËRNDAJE

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka deklaruar se mund të pajtohen me Serbinë, vetëm në këmbim të njohjes.

Por, Haradinaj deklaroi se nuk do harrojnë kurrë krimet e bëra të serbëve në Kosovë – siç janë të zhdukurit, të vrarët, të dhunuarat e të tjera.

Vulin ka pyetur Hradinajn: A e ke menduar vetë këtë, apo të ka ndihmuar dikush?

Sikur u nervozua që Haradinaj tha se kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra.

“Së pari dhunuat dhe vratë gra dhe fëmijë, dogjët fshatra, grabitët prona, vratë policë dhe ushtarë. Dëbuat 250.000 njerëz nga vatrat e tyre, shkatërruat dhjetëra kisha dhe manastire, tentuat jashtëligjshëm të rrëmbeni territor të Serbisë, shkelët çdo fjalë që e dhatë në dialogun e Brukselit dhe tash u kujtuat të kërkoni që Serbia të gjitha këto t’i pranojë, t’ju njohë dhe plus kërkoni pajtim për konfliktin të cilin as e kërkoi as e shkaktoi. Dhe ta përsëris pyetjen nga fillimi: Vetë e mendove këtë, apo të ndihmoi dikush?”, ka deklaruar Vulin.

Haradinaj ka sqaruar se pajtimi do të thotë shumë për Kosovën, por kjo mund të bëhet për të dëshmuar se është shtet që dëshiron të ecë para. Nuk ka deklaruar nëse kjo mund të ndodh këtë vit.