SHPËRNDAJE

Bashkëadhetarët tanë zakonishtë kanë pasur probleme të gjejnë zyrat adekuate për shërbimet e tyre në Komunën e Preshevës, e kjo gjë ka ndikuar në kohën e tyre pasi që shpesh herë kanë hasur në vonesa të gjata shkaku i paqartësisë dhe neglizhimit.

Zyra për të rinjë, është përkujdesur që ti dal në ndihmë bashkëatdhetarëve tanë për t’ja lehtësuar kryerjen e shërbimeve. Tre vullnetarë kanë ndarë kohën e tyre për ti ndihmuar atyre që ti kryejnë shërbimet sa më shpejtë, në mënyrë që të kenë mundësi të shpenzojnë sa më shumë kohë me familje.

Dëshira dhe vullneti i madh i këtyre të rinjëve për ti dal në ndihmë është në shenjë mirëseardhje dhe faleminderimi për kontributin që bashkëatdhetarët japin për komunën tonë./presheva.com/