SHPËRNDAJE

Dekani i Fakultetit ekonomik në Suboticë prof dr Nenad Vunjak ka vlersyar se impementimi i degës së fakultetit në Bujanic është kryer me sukses, pasi aty studentën mësojnë së bashku, dhe nga 36 lëndë, 14 janë në gjuhën shqipe.

“Ndosha është pak e çuditshme që ne kemi arritur për dy vite ti bashkojmë, që askush nuk shtron pyetje se si quhet dhe çfarë feje i përket. Së bashku hyjnë në klasë dhe kemi shumë shembuj ku nxënësit serb i ndihmojnë atyre shqiptar, dhe mësojnë nga shenimet e tyre” ka thënë Vunjak, transmeton presheva.com.

Ai ka shtuar se Fakulteti ekonomik, edhe përkaj skepticizmit dhe refuzimit nga fakultetet tjera, me këtë sukses kemi arritur të bashkojmë veriun me jugun e vendit.

Ndërsa, kryetari i trupit Koordinues, Zoran Stankoviq ka thënë se dega e fakultetit ekonomik në Bujanoc ka rëndësi të shumëfishtë, që jo vetëm shkollon të rinjtë, por ka edhe harxhime materiale më pak të vet shkollimit të tyre, por është vendosur edhe bashkëpunimi i veriut dhe jugut të Serbisë.

Vendi sikur që është Vojvodina apo Subotica multietnike, e din shumë mirë se si jetojnë dhe punojnë njerëzit, që kanë fe dhe kombësi të ndryshme, me bashkëpunim të mirë arrihen rezultate të mira.

Stankoviq ka thënë se gjendja në tre komunat është stabile, ndërsa shteti po bën aktivitete për përmirësimim material të qytetarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. /presheva.com/