SHPËRNDAJE

vetevendosjee1

Për Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka asnjë dilemë se kush do të kandidojë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Kryetari i degës së Vetëvendosje për Prishtinën, Ylli Hoxha në një prononcim për Tribuna Channel ka thënë se nuk kanë diskutuar asnjëherë për kandidaturën e ardhshme për të parin e kryeqytetit, për faktin se Vetëvendosje e mbështet në mënyrë unanime kandidimin e Ahmetit edhe për një mandat të ri katërvjeçar.
Hoxha po ashtu ka folur edhe për marrëveshjen për demarkacionin, për të cilën ka thënë se është vdekur.

Vetëvendosje, sipas tij, ka prezantuar një alternative se si mund të dilet nga kjo situatë.

Ndërsa ka akuzuar qeverinë se më qëndrimin të cilin po e mban për demarkacionin mund të sjellë pasoja në raportet mes dy vendeve.

Ai ka paralajmëruar se nëse Qeveria vendos të rikthejë këtë marrëveshje në Kuvend, VV do të ftojë qytetarët për të protestuar. Protesta, sipas tij, do të ketë edhe brenda Kuvendit duke mos treguar se në çfarë forme do të protestohet.

Ndërsa, sa i përket arrestimit të Nehat Thaçi, Hoxha ka thënë se kjo tregon sa të nënshtruar jemi ne në procesin e dialogut me Serbinë.