SHPËRNDAJE

VW Touareg V8 TDI është në dispozicion për t’u porositur në Evropë, duke i dhënë klientëve një shans të fundit për të marrë një dizel me tetë cilindra nga marka gjermane.

Touareg nën mbulesë ka një motor 4.0 litërsh V8 që prodhon 415 kuajfuqi, duke e bërë atë një nga SUV-ët më të fuqishëm dizel momentalisht në Evropë.

Makina peshon 3.5 ton, ka një transmetim automatik me 8 shpejtësi dhe një sistem 4Motion me të gjitha rrotat aktive, që e bën të arrij shpejtësinë 100 km/orë për 4.9 sekonda.

Lista e karakteristikave të teknologjisë është mjaft e gjatë, dhe përfshin sistemet e asistencës së shoferëve, si Night Vision, Traffic Jam,Road Work Assist,Front Cross Traffic Assist, All-Wheel Drivedhe një ekran gjigant.

SUV-ët e mëdha me naftë po bëhen gjithnjë e më të rralla këto ditë pasi ato po zëvendësohen me modele hibride të benzinës dhe Touareg V8 është i fundit.

Shefi i marketingut të VW më parë tha se kjo është vetura e fundit dizel V8 që ata po prodhojnë, gjë që në njëfarë mënyre e bën atë të veçantë.

Çmimet për VW Touareg V8 TDI të ri fillojnë nga 89,825 euro në Gjermani.