SHPËRNDAJE

Golf8

Volkswagen po punon për të sjellë në treg modelin Golf 8 GTI, i cili supozohet se do të jetë në dispozicion në tri nivele të ndryshme të fuqisë do dalë në shitje në vitin 2019.

VW Golf 8 GTI do të jetë në dispozicion në tri modele, 195 kW GTI Classic, 220 kW GTI Performance, dhe 240 kW GTI Club Sport.

Kjo duke qenë një GTI, në të gjitha versionet makina do të ketë fuqinë në rrotat e para, me një zgjedhje të transmisionit manual me gjashtë shpejtësi apo një kuti automatike DSG.

Megjithatë, DSG nuk do të jetë një përpunim i njësive të vjetra me gjashtë ose shtatë shpejtësi, por për herë të parë në botë do të ketë 10 shpejtësi me një set-up të dyfishtë.