SHPËRNDAJE

GolfR400

Volkswageni raportohet se do të prodhojë sasi të limituar të modelit Golf R400.
Kohë më parë kompania e madhe gjermane kishte konfirmuar se koncepti Golf R400 do të prodhohet dhe tani, sipas medieve franceze, ky model do të jetë i bazuar në tipin Golf VII që do të vijë në vitin 2017.

“L’Automobile Sportive” thotë se prodhimi do të jetë i limituar dhe do të kushtojë shumë shtrenjtë. Sipas raportimit të kësaj reviste, Golf R400 do të kushtojë më shtrenjtë se Audi RS3 Sportback që në Gjermani kushton 52 mijë euro.

Versioni i prodhuar i veturës mund të quhet R420 sepse besohet që koncepti me 400 kuajfuqi do të forcohet në 420.

Ky automobil do të ketë motor 4cilindërsh, 2.0-litër TFSI ose 2.5-litër.Nëse versioni i prodhuar do të ketë këto specifika përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë do ta arrijë për 3.9 sekonda. Shpejtësia maksimale e tij është 280 km/orë.