SHPËRNDAJE

Jetta

Revista e njohur gjermane, Auto Bild, ka bërë një render të pamjes së mundshme të gjeneratës së re të modelit Volkswagen Jetta, i cili pritet të dalë për shitje në fund të vitit 2017 (modeli aktual është shfaqur para 5 viteve).
Kjo veturë, sipas njoftimeve të tanishme, do të jetë më i madh në krahasim me atë aktual, me enterier më të gjerë dhe hapësirën më të madhe në bagazh, si dhe me material kualitativ dhe me “teknologjinë më të mirë” në segment.

Ashtu siç pritej, Jetta e re do të bazohet në platformën VW MQB, ndërsa sa i përket pamjes (eksterierit), transmeton Koha.net, ndoshta vëmendje më të madhe do duhej të tërhiqte pjesa e pasme e çatisë me stil të Coupes.

Përveç gamës së motorëve benzinë dhe dizel, mund të pritet edhe versioni hibrid.

Detajet tjera në lidhje me këtë veturë nuk janë bërë të ditur.