SHPËRNDAJE

marsh

Gjatë prezantimeve në “Frankfurt Motor Show”, burime nga Volkswageni kanë shpalosur planet se kompania ka shtyrë krijimin e marshit të shpejtësive me dhjetë shpejtësi.

Në vitin 2013, VW kishte prezantuar planet për nisjen e punëve në marshin e ri me dhjetë shpejtësi, por duket se kjo është shtyrë për shkak të shpenzimeve të shumta në krijim.

Sipas burimeve të “Motoring”, Volkswagen ka vendosur “që më i rëndësishëm është bilanci financiar me marshet e tanishme dhe gjërat tjera më urgjente”.

Teksa BMW ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një marshi të tillë, GM dhe Ford bashkuan forcat dy vjet më parë për krijimin e një marshi me 9 ose 10 shpejtësish. Hyundai ka thënë se ka në plan, por akoma nuk ka asgjë të prodhuar. Sa i përket Mercedesit, 9G-TRONIC tashmë është ofruar në disa modele.