SHPËRNDAJE

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë. Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors si dhe Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore. I pari ka triumfuar Denver Nuggets me rezultat 142:111 gjersa i dyti triumfoi 107:100 kundër Chicago Bullsit.

Stephen Curry dhe Klay Thompson ishin më të mirë të parket te Warriors , ku secili realizoi nga 231 pikë gjersa te Nuggets më i suksesshmi ishte Malik Beasley me 22 pikë. Në mungesë të LeBron James te Lakers më i miri ishte Lorenzo Ball me 19 pikë ndërsa te bullsat me lojë të bukur u shfaq Jabari Parker. Golden State është lider i Konferencës Perëndimore me 30 fitore dhe 14 humbje gjersa Los Angeles zë pozitën e nëntë me 24 fitore dhe 21 humbje. Ndryshe, Warriors në takimin e radhës do të luajë me Oklahoma City Thunder gjersa Lakers do të ballafaqohet me New Orleans Pelicans.