SHPËRNDAJE

“Dembele nuk është afër transferimit në Barcelonë”, insiston Watzke

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i është kundërpërgjigjur Barcelonës për Ousmane Dembelen.

Menaxheri gjeneral i Barcelonës, Pep Segura, tha mbrëmë pas ndeshjes me Real Madridin se Coutinho dhe Dembele janë shumë afër transferimit në “Camp Nou” dhe se marrëveshjet po shkojnë drejt finalizimit.

Por, diçka krejtësisht tjetër tani e thotë Hans-Joachim Watzke.

“Nuk e di se për çfarë është duke folur Segura, ndoshta për shkak se Reali ishte superior ndaj  Barcelonës në Superkupë”, tha fillimisht ai për “Kicker”.

“Dembele është dëshirë e Barcelonës, por deri më tani nuk i është ofruar as një milimetër”, u përgjigj më tej, duke lënë të kuptohet se nuk duan të ulin kërkesat e tyre.

Besohet se Dortmundi do 50 milionë euro për talentin francez.