SHPËRNDAJE

WestHam

West Ham ka eliminuar Liverpoolin nga FA Cup.
Skuadra e West Hamit ka kaluar tutje në FA Cup, pasi ka eliminuar Liverpoolin pas 120 minutave me rezultat 2:1.

Vendësit kanë shënuar nëminutëne fundit të kohës shtesë, pasi koha e rregullt në dy ndeshje ishte e barabartë 1:1.

West Ham ka shënuar e para në fund të pjesës së parë me anë të Antonios, por Liverpool ka barazuar rezultatin në minutën e 50 me anë të Coutinhos, me të cilin rezultat përfundoi koha e rregullt.

Në minutën e fundit të vazhdimeve, kur u mendua se ndeshja do të përcaktohej në penallti, në skenë doli mbrojtësi italian, Ogbonna, i cili në minutën e 120 shënoi për 2:1, duke i dhuruar kualifikimin skuadrës së West Hamit.

West Ham në çerekfinale të FA Cup do të takohet me skuadrën e Blackburn Rovers