SHPËRNDAJE

Shërbimi për mesazhe WhatsApp tani ka mbi 700 milionë përdorues aktiv brenda muajit, duke u ngritur për 100 milionë përdorues brenda katër muajve.
Njoftimi është bërë nga drejtori ekzekutiv Jan Koum përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ai gjithashtu zbuloi që përdoruesit e aplikacionit WhatsApp tani dërgojnë më shumë se 30 miliardë mesazhe në ditë.

Whatsapp

“Ne jemi falënderues që shumica nga ju përdorni aplikacionin WhatsApp për të bashkëbiseduar me shokët, familjen, kolegët e biznesit apo shokët e klasës,” tha Koum, transmeton ITshqip.com.

Aplikacioni ka shtuar 200 milionë përdorues të rinjë pas blerjes nga rrjeti social Facebook vitin e kaluar për 19 miliardë dollarë. Ky lajm vjen një muaj pasi shërbimi për shpërndarjen e fotove Instagram, i cili po ashtu është blerë nga Facebook në vitin 2012, njoftoi që rreth 300 miliardë përdorues përdorin aplikacionin çdo muaj.