SHPËRNDAJE

Whatsapp

Shërbimi shumë i popullarizuar për mesazhe WhatsApp është bërë i gatshëm për t’u përdorur edhe në shfletuesit Web.
Jan Koum, CEO i firmës, e bëri këtë njoftim zyrtar në faqen e tij në Facebook.

“Platforma jonë në Web është vetëm një shtesë e ngjashme me atë në celularin tuaj: WhatsApp në Web shfaqë bisedat dhe mesazhet nga celulari juaj – që do të thotë se të gjitha mesazhet do të jenë edhe në Web edhe në celularë”, shkroi ai, transmeton Lajmi.net.

Përdoruesit e celularëve të cilët kanë dëshirë të lidhen me WhatsApp duke përdorur shfletuesin duhet të shkojnë në https://web.whatsapp.com.