SHPËRNDAJE

Vetëm disa ditë pasi Facebook ka blerë Whatsapp me një çmim maramendësh prej 19 miliardë dollarë, aplikacioni i popullarizuar ka hasur në probleme.

Ditën e shtunë, ky aplikacion ka qenë jashtë funksioni për disa ditë, ndërsa për gabime ka qenë fajtor serveri, shkruan Huffington Post.

Whatsapp që përdoret nga 450 milionë njerëz paraqet një alternativë për SMS në telefon, ndërsa në periudhë prej 4 orësh nuk kanë shkuar mesazhet.

Në Twitter, pas kthimit në normale kanë shkruar se “Whatsapp përsëri punon. Na falni për ndërprerjet”. /presheva.com/