SHPËRNDAJE

Deontay Wilder ka treguar pse e kishte refuzuar ofertën prej 100 milionë funtesh (115 milionë euro) për t’u ndeshur me Anthony Joshua.

Është raportuar se kompania DAZN (që është në pronësi të promovuesit të AJ, Eddie Hearn) i kishte ofruar amerikanit 100 milionë funte për një marrëveshje që përfshinte tre duele.

Meçi i parë do të ishte në formë të një ‘nxehjeje’ para përballjes zyrtare për unifikimin e titujve që është dashur të zhvillohej në verën e këtij viti. Ndërsa rimeçi që do të zhvillohej në fillim të vitit 2020, do ta kompletonte marrëveshjen.

Megjithatë, Wilder e refuzoi ofertën dhe vendosi të ndeshje me Domenic më 18 maj 2019. Kampioni i WBC-së ka thënë se e ka refuzuar ofertën, sepse Joshua do të fitonte më shumë se ai.

“Unë nuk jam në këtë biznes vetëm për të marrë para, sepse ju shfaqet një numër. Nuk jam i tillë. Asnjëherë nuk kam qenë. Unë e shoh pamjen e madhe. Ma tregoni një numër, ndërsa unë e di se do të jetë një numër më i madh se ai”.

“Ata e panë një njeri dhe menduan se do të hidhnin ca para dhe do të ndodhte gjithçka, por u doli ndryshe. Ne ishim seriozë dhe kërkonim përgjigje serioze, por nuk i morëm dhe për këtë arsye u desh të tërhiqeshim deri në një kohë tjetër”, ka deklaruar Wilder për Daily Mail.