SHPËRNDAJE

Barcelona ka pësuar humbjen e 4 këtë sezonë nga Valladolid me rezultat 1:0 dhe tani Real Madridi në ndeshjen kundër Levantes ka shansin ti ikë katalanasve 4 pikë. Mesfushori i Barcelonës Xavi ka thënë se fusha ka qenë e keqe duke  i pamundësuar që lojtarëve katalanas të luajnë lojën e tyre.

“Kemi qenë shumë të keq, të zbehtë. Thjesht, nuk ka asgjë pozitive që mund të nxirret nga kjo ndeshje”.

“Ne duhet të shkojmë tutje, na pret ndeshja e kthimit në ligën e kampionëve, që duhet ta kuptojmë maksimalisht serioz”.

“Mendoj se fusha sot nuk ka u përshtat. Po të ishte në gjendje më të mirë, me siguri do të kishim kaluar më mirë”

“Kjo nuk na ka ndihmuar edhe aq, pa marrë parasysh në këtë, kemi luajtur shumë keq, nuk ka arsye” ka thënë Xavi.