SHPËRNDAJE

Ish-mjeshtri i mesfushës së Barcelonës, Xavi, ka thënë se nuk ka dyshime për superioritetin e Lionel Messit para El Clasicos të së shtunës në Santiago Bernabeu.Ronaldo barazoi Messin me numrin e Topave të Artë të fituar, pasi tash dy futbollistët kanë nga pesë trofe individualë.Por, ish-mesfushori katalanas, Xavi, thotë se nuk ka dyshime për suprioritetin e Messit para ndeshjes El Clasico që zhvillohet në Bernabeu këtë të shtunë në mesditë.

“Messi bën më shumë gjëra krahasuar me Cristianon. Messi është më i miri”.“Nëse Cristiano e konsideron veten më të mirni në histori, mirë, por ata që e kanë parë Messin në stërvitje e dinë që s’ka krahasime”.“Messi është më i miri i historisë dhe ne nuk e shohim ndryshe këtë”, theksoi Xavi.Ai shtoi se për trajnerët tjerë është më enigmë si të ndalet Messi se sa cili do lojtar tjetër.