SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, për nesër në ora 11:00 caktoi seancë për Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimit ashtu siç është e përshkruar në Rezolutën e Këshillit për siguri të Kombeve të Bashkuara 817 (1991) dhe 845 (1993), ndërprerjen e marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe vendosjen e partneritetit strategjik nëpërmjet procedurës së shkurtuar.

Propozim-ligji i Qeverisë deri te Kuvendi e ka dërguar me flamur evropian kurse trupi kontrollues që do ta rishikojë do të jetë Komisioni për Çështje Evropiane, kryetari i të cilit është Artan Grubi.