SHPËRNDAJE

Për shkak të mungesës së një përfaqësuesi në seancën e sotme, nuk është marrë parasysh plani financiar për ndryshimin e planit financiar të RTVM-ës për vitin 2018 dhe raportit vjetor për punën e RTVM-ës për vitin 2017.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi theksoi se ata do të kërkojnë një mundësi për të kompensuar dëmin, për shkak të pamundësisë që Kuvendi të punoj dhe nevojës për hapjen e shpenzimeve shtesë për seancë të re për rishikim e pikave në rend të ditës.

“Ne si Kuvend duhet të marrim vendim se a do ta tolerojmë një sjellje të këtillë të personave të cilët ne i kemi zgjedhur. Nuk mund të pranohet çfarëdo arsyetimi, nuk mundet dy përfaqësues të cilët duhet ta përfaqësojnë RTVM-në që të mos jenë të pranishëm. Përveç kësaj askush nuk ka e ka njoftuar Kuvendin, askush nuk u arsyetua për këtë mungesë, por ne jemi njoftuar nga kanale tjera. Ka edhe dëme materiale të Kuvendit me çka duhet të miratohen përsëri për këto pika. Për një ditë duhet i tërë sistemi të aktivizohet të punojë. Këtë dëm me patjetër duhet ta marrë përgjegjësi, përgjegjës për dëmet materiale duhet të ketë, nuk mund Kuvendi që të mos punojë për shkak të mungesës së tyre të paarsyeshme.