SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se përgjegjësia për arratisjen e mundshme të Trajko Veljanoskit, të cilit nuk iu hoq imuniteti i deputetit, nuk mund të kërkohet në Kuvend, por do të jetë tek Gjykata. “Përgjegjësia do të jetë tek Gjykata e cila duhet që të sigurojë praninë e të gjithë të dyshuarve dhe të akuzuarve”, tha Xhaferi. Prokurorja Vilma Ruskovska, pasi që deputetë nuk ia hoqën imunitetin Veljanoskit, tha se përgjegjësia për arratisjen e mundshme të tij do të jetë tek deputetët.