SHPËRNDAJE

Kryetari i Parlamentit të Republikës Maqedonase, Talat Xhaferi, ka deklaruar se në momentin që fuqizohet përdorimi i gjuhës shqipe, ai seancat do i zhvilloj në gjuhën shqipe.

“Është çështje që ne e kemi miratu ligjin për përdorimin e gjuhëve, kam lënë momentin që deri në shpalljen e ligjit në ‘Gazetën Zyrtare’ dhe ligji të hyjë në fuqi që të mund në të gjitha format e përdorimit siç e përshkruhen ligji të mund të përdoren”, ka deklaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi.

I lartëpërmenduri gjithashtu sqaron se kjo nuk është çështje inati, apo mburrje e guximshme , qëllimi i këtij vendimi është të hyjë në funksion ligji i miratuar me shumicën e votave.

“Për momentin Rregullorja e Parlamentit është pjesë e ndikimit të ligjit dhe rregullorja hynë në pjesën e miratimit të ligjit, dhe me vënjen në funskion të ligjit zbatohet ligji e jo rregullorja, nëse i referohemi rregullores ajo sot e ndalon atë, por nëse ligji hynë në fuqi atëherë i dedikohem forcës së ligjit e jo rregullores”, deklaron Talat Xhaferi. [VIDEO]