SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, mori pjesë në Konferencë me temën “Sfidat bashkëkohore të hapësirave transatlantike”, që u mbajt në Shipan të Kroacisë, e organizuar nga Bashkimi Atlantik i Kroacisë Hanns-Seidel-Stiftung, në bashkëpunim me Institutin për zhvillim dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Në konferencën dy ditore, që filloi dje, në ishullin Shipan, e cila është projektuar për 30 liderë nga vendet e rajonit, Xhaferi ligjëroi ku ndau një pjesë të përvojës së tij profesionale, kurse foli edhe për aktivitetet e tanishme në Republikën e Maqedonisë dhe të rajonit.

Kryetari i Kuvendit, gjithashtu tha se qeveria aktuale e shumicës parlamentare, këtë vit kanë bërë zgjidhje të rëndësishme dhe veprime që janë të dimensioneve historike, si për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe për rajonin dhe perspektivën euroatlantike. Ai ceku nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, marrëveshjen e arritur me Greqinë, me të cilën afrohemi deri te zgjidhja përfundimtare të njërës nga çështjet më të rënda për vendin tonë.