SHPËRNDAJE

Taulant Xhaka ëahtë shprehur mjaft optimist për ndeshjen me Serbinë, ku sipas tij “Kuqezinjtë” do të kërkojnë fitoren, por kryesorja është që të mos humbasim.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë, por në fund e pësuam një gol të pakuptimtë dhe barazuam 1:1. Tani duhet të jemi të kënaqur edhe me këtë pikë të fituar. Synojmë që të marrim një fitore ndaj Serbisë dhe do t’i bëjmë shtatë pikë që do të ishte shumë mirë”, u shpreh Xhaka.

“Katër pikë në dy ndeshje janë super. Ndaj Serbisë synojmë të mos humbim dhe nuk do të ishte keq nëse marrim edhe një pikë, me rëndësi është të mos humbim. Motivi është shumë i madh, pasi është fjala për Serbinë dhe jo për Danimarkën. Ne do të japim maksimumin, pastaj ta shohim se çfarë do të ndodhë. Serbia nuk është shumë e fortë në fazën defanzive dhe kjo duhet të shfrytëzohet. Atyre u mungon Subotiq e Nastasiq dhe për këtë mendoj se duhet t’i dënojmë”, u shpreh Taulanti.

Shqipëria luan nesër mbrëma në 20:45 në Beograd kundër Serbisë.