SHPËRNDAJE

Tashmë ka startuar një ndër turnetë më të mirë të organizuar para fillimit të sezonit të ri të kampionateve evropiane – International Champions Cup.

Arsenali në takimin e parë të kësaj gare ka triumfuar kundër Bayern Munichut me rezultat 2-1 dhe ka rrëmbyer tri pikët e plota.

Pas takimit ka folur edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili në këtë takim është paraqitur si kapiten i klubit anglez.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
“Ndeshje e mirë sonte. Më shumë stërvitje na duhet që të përgatitemi për takimin me Newcastlen”, ka shkruar ndër të tjerash reprezentuesi zviceran.

Theksojmë se golat për londinezët i ka shënuar Louis Poznanski (autogol), Eddie Nkietah gjersa për bavarezët realizator ishte Robert Lewandowski.

Kujtojmë se Unai Emery ditë më parë ka thënë se 26-vjeçari prishtinas mund ta zëvendësojë si kapiten Laurent Koscielnyn, i cili është në kërkim të një skuadre të re.

Pas kësaj, Arsenal zë pozitën e parë të renditjes tabelore me tri pikë gjersa Bayerni mbetet në të 11-tën me zero pikë.