SHPËRNDAJE

Gjëja e parë që të bie në sy kur hyn në Preshevë, është kjo xhami.

Bukuria e kësaj xhamie, madhështia e saj dhe respekti që ka kjo xhami tek popullata e ngrit në kulmin e vlerave që posedon tërë Lugina.
Vizituesit e saj janë nga gjitha anët. Aty vijnë dhe musliman nga tërë rajoni.

Aty hyjnë vizitues edhe jomusliman, të cilët me kurreshtje vëzhgojne magjinë e konstruksionit të saj dhe shprehin respekt parezerve për këtë arritje.

Secili që hyn aty ndjen ngrohtësine dhe afërsine që të dhuron kjo faltore, e cila sikur me pamje ashtu edhe me famën e saj e tërheq vizitorin qoftë të rastit apo te zakonshem.

Dyert e saja gjithnjë janë të hapura për të gjitha profilet e njerëzve.

Aty ndjehet barazia mes tyre duke lënë jasht oborrit të saj  çdo dallim gjuhesor, politik apo ideologjik.

Mbetet gjithmonë një krenari e re dhe e këndshme për muslimanet në përgjithësi, ndërsa për Luginen në vecanti.
Andaj askush mos të ngurroj të e vizitoj apo të e inspiroj tjetrin per vizitën e saj.

Me siguri në fund të vizitës teë gjithë do të kenë çfare të rrefejne për atë çfare iu mundësua të vizitojnë.
 
“Te falendërojmë o Allah qe na nderove me këtë xhami. E të lusim të i shpërblesh gjithë ata që ndihmuan ndërtimin e saj.
 
Shkruan: Sevdail Jakupi
/autori është imami i xhamisë/