SHPËRNDAJE

Xhandarmëria serbe ka hyrë sërish tek vendi i quajtur “Uji i Çeshmës” që ndodhet në brendi të territorit të Kosovës raporton rajonipress. Ramadan Guda drejtor në shkollën fillore “Asllan Thaçi” në Karaqevë të Poshtme tha për rajonipress se rreth 10 pjesëtar të xhandarmërisë serbe i ka parë të shtunën rreth orës 11.00. “Ne filluam të incizojmë praninë e tyre dhe për një kohë të shkurtër erdhën edhe KFOR-i” tha Guda për rajonipress.

Guda tha se kjo ndërhyrje po shqetëson banorët e brezit kufitarë sepse edhe nëse do të shfrytëzohej ky vend për bisedime teknike për ne sërish është e patolerueshme.