SHPËRNDAJE

Në protestën e organizuar të shtunën në Karaqevë, vetëm pak metra larg punktit të xhandarmërisë serbe, protestuesit kërkuan ndërprerjen e provokimeve të xhandarmërisë serbe nga gjashtë pikat dhe një angazhim më konkret të politikanëve lidhur me problemin e Karaqevës.
Kryetari i këshillit lokal në Karaqevë, Selver Lenjani, ka folur për qëllimin dhe mesazhin e protestës. “Ne jemi këtu sot që të tregojmë hallet dhe brengat tona dhe njëkohësisht tu bëjmë me dije institucioneve të Kosovës se ne pa dashjen tonë po dalim e po protestojmë në rrugë”, ka thënë Lenjani.
Në emër të Këshillit Organizativ, Lenjani, ka lexuar kërkesat dhe qëllimin e protestës. Ai tha se ata kërkojnë largimin e xhandarmërisë serbe nga gjashtë pikat ku ajo është e stacionuar aktualisht si në pikën e Ugarit, Stani i Malushit, Guri i bardhë, Roga, Çuka dhe varrezat e Spahoviqe.
“Këto gjatë pika mbeten problem i përhershëm dhe ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe vet komanda e NATO-së që ta shfrytëzojnë autoritetin dhe të largojnë xhandarmërinë serbe edhe nga këto pika”, tha Lenjani, , raporton rajonipress.
Lenjani ka thënë se nuk ka hyrje të xhandarmërisë serbe tash e tutje, ata duhet ta kenë të ndaluar çdo hyrje apo provokim brenda territorit të Kosovës. Ai ka kërkuar nga Hashim Thaçi që të merret me problemin e brezit kufitar derisa nga Edita Tahiri ka kërkuar që gjatë bisedimeve të flitet edhe për kontestin e vijës kufitare.
“Në emër të banorëve të Karaqevës kërkojmë nga Hashim Thaçi që mos ta neglizhojë rastin e Karaqevës kurse deputetët e Kuvendit të Kosovës sa më parë duhet ta nxjerrin një rezolutë për këtë brez kufitar” ka shtuar Lenjani,