SHPËRNDAJE

Politikani i ri shqiptaro-zviceran, Xhelajdin Etemi, me origjinë në fshati Corroticë e Preshevës, ka siguruar një ulëse në Ansamblenë Komunale të Adiswilit, raporton albinfo transmeton presheva.com.

Etemi është anëtar i Social Demokratëve PS prej 7 vjetësh. Vendin politikanit shqiptar ia ka lëshuar Peter Bühler, i cili ka dhënë dorëheqjen.

Etemi jeton me familje që nga 1996 në Adliswil. Ai kishte kandiduar më 2014 në zgjedhjet lokale dhe tani pas dy vjetëve ka fituar të drejtën të jetë përfaqësues në Asamblenë Komunale të Adliswilit./presheva.com/