SHPËRNDAJE

Për të realizuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në kuadër të Këshillit Nacional Shqiptarë duhet patur unitet në mes të spektrit politik në vend sepse vetëm të bashkuar mund të realizojmë aspiratat e e popullit tonë, ka thënë kështu në portalin preshevacom, Xhelal Mehmeti në emër të Listës së Pavarur të Forumit Shqiptarë për Zhvillim Ekonomik në Serbi. Kjo listë kësaj here garon me numrin rendorë 6 në zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptarë që është në përbërje të kandidatëve nga komunat Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe qytete të tjera të Serbisë. Sipas Mehmetit KNSH ka rëndësi të posaçme si institucion për shqiptarët e Luginës së Preshevës./presheva.com/