SHPËRNDAJE

Arbër Pajaziti,
Me Arbërin njihem që prej vitit 2011-të, të dy si aktivist të rinj e bartës të disa proceseve të rëndësishme në vend.

Fryma bashkpunuese nuk na ka munguar asnjëherë, përkundër që ndonjëherë kemi pasur divergjenca në mendime, bindje, ide në organizim, por kjo vetëm sa e pasuronte e i jepte formë bashkpunimit!

Të dy të rinj, me shpresë se e ardhmja e rinisë do të udhëhiqet nga rinia, por sot pas nëntë vitesh, Arbëri mblodhi vetën, mori guximin që ta thyej çdo pengesë që qyteti i Bujanocit të udhëhiqet vërtetë nga rinia, madje kandidimi i tij reflektoi edhe te subjektet tjera politike, përveç njërit!

Tash, përgjegjësia e rinisë vërtetë do bie mbi supet e tyre, nëse nuk përkrahin të rinjtë, të afirmuarit etj.

Alternativa për Ndryshim, s’ka dyshim se po prodhon ndryshim, madje vet ekzistenca dhe pjesëmarrja e Alternativës përbën ndryshim, e ndryshimi në qeverisje e riorganizim të komunës është i domosdoshëm, i pakthyeshëm e i pandalshëm, sepse energjia pozitive e rinisë e kërkon dhe e sjellë atë vetvetiu.

Synim i ApN-së do jetë formimi i një qeverie me përmbajtje të plotë shqiptare në kuvendin e Bujanocit, e kjo do të ndodh duke reflektuar pozitivisht edhe tek subjektet tjera, shansi që do i ipet Arbërit, jam i bindur që do ia dal ta organizoj strukturën e këshilltarëve në KK.
Të mbështesim këtë frymë të re politike e përbërë nga behari rinor e i pastër.

#ArbërPajaziti-nr7