SHPËRNDAJE

Xhemaledin Salihu, zgjidhet kryetarë i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, në mandatin katërvjeçarë. Në Kuvendin zgjedhor të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore Xhemaledin Salihu kërkoi një minutë heshtje në nderim të Prof. Zeqirja Fazliut, të ndjerë, ish kryetar i Kuvendit të kësaj shoqate. Për të vazhduar punimet e Kuvendit zgjedhor u propozua Hysamedin Ahmedi për kryetar të Kuvendit të ardhshmën me mandat katërvjeçarë. Delegatët e Kuvendit aprovuan ndryshimet statutare, të propozuara nga Xhemaledin Salihu, kryetar dhe e obliguan kryetarin e Kuvendit dhe të Shoqatës që të kujdesen për këto ndryshime që të zënë vend në Statutin e Shoqatës si dhe ndryshimet lidhur me emërtimin e Shoqatës në Qendër e Trashëgimisë, në konsultim më Agjensionin e regjistrave Ekonomikë në Beograd.

Poashtu me diskutimet e shumta dhe propozimeve të delegatëve në Kuvend u pasurua fjala hyrëse e kryetarit dhe detyrat e obligimet e ardhshme të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore. Kryetari i Kuvendit propozoi Xhemaledin Salihun, për kryetar të SHTKK-së, Nehat Ramizin nga Bujanoci dhe Rrahman Hysenin nga Medvegja, për nënkryetarë të Shoqatës për Trashëgimi, ndërsa Mustafë Ahmedin për sekretar të SHTKK-së. Anëtarë të tjerë të Këshillit Drejtues u propozuan: Shqiprim Fejzullahu, Ali Sinani, Naser Duraku, Avni Shaqiri, Sevdail Hyseni, Selver Limani dhe Rexhep Abazi. Në votim, delegatët e Kuvendit zgjodhën njëzërit pa asnjë votë kundër dhe abstenim, kryetarin, nënkryetarët, sekretarin dhe anëtarët e propozuar për Këshillin drejtues të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore. Në fjalën përmbyllëse të kryetarit të posa zgjedhur Xhemaledin Salihut u tha se falenderon delegatët për besimin e dhënë ku njëherit propozoi që anëtari i deritanishëm Demush Berisha të jetë anëtar nderi i Shoqatës, të nderohet me mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë tetëvjeçar./presheva.com/