SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur Arta Nitaj ishte bërë e njohur për publikun që nga roli i saj si “Xhesika” në serialin “O sa mirë”.

Por, që nga ai moment, bukuroshja me linjat seksi ishte bërë tejet e përfolur në mediet rozë.

Arta, gjithashtu është komentuar shumë për jetën e saj private. Së fundmi ajo ishte përfolur shumë për lidhjen e saj me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.

Por, lidhja e tyre ende pa u zyrtarizuar mirë, mori fund.

Javë më parë në një intervistë, Bruno kishte deklaruar se për aq kohë sa zgjati ishte “OK”.

Mirëpo, Arta ishte më e rezervuar në këtë aspekt.

Aktorja e njohur më në fund në dasmën e moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labi, kishte pranuar se lidhja e tyre ka mbaruar.

Ajo për emisionin “Mirage”, kishte thënë se “nuk bëhet tani kjo pyetje”, teksa konfirmoi me një “Jo”, që më nuk janë së bashku

Ndryshe, Arta ishte pjesë e klipit të fundit të Brunos, ku të dy shfaqen si një çift tejet i dashuruar.

Tani gjithçka që ka mbetur mes tyre janë kujtimet dhe ky videoklip.