SHPËRNDAJE

Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure morri vlerësimin si futbollisti afrikan i vitit për të tretën herë radhazi. 

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë mori çmimin gjatë një ceremonie të zhvilluar në Nigeri, pasi mposhti konkurrencën nga John Obi Mikel dhe bashkatdhetari i tij Didier Drogba të cilët përfunduan respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. 

Toure bëhet në këtë mënyrë lojtari i dytë që e fiton këtë çmim për tre vite radhazi, me Samuel Etoo që realizoi i pari këtë seri suksesi në vitet 2003-2005.

Kamerunasi është ndërkohë i vetmi futbollist që e ka fituar 4 herë çmimin.