SHPËRNDAJE

youtube-community1

Youtube prezantoi këtë mëngjes YouTube Community. Platforma i lejon të gjithë krijuesit e videove të komunikojnë me anë të mesazheve, imazheve apo formateve GIF në një rrjet të përbashkët social.

Qëllimi është t’i ndihmojë ata të jenë më të lidhur me audiencën dhe fansat e tyre.

YouTube e ka testuar këtë shërbim gjatë muajve të fundit, ndërsa sot e ka prezantuar atë për herë të parë tek publiku beta, për ta sjellë atë në një grup më të madh pak më vonë, thotë ajo.

Krijuesit e videove mund të shpërndajnë përmes YouTube Community, postime në formë teksti, fotosh, GIF dhe përmbajtje të tjera, të cilat pastaj votohen nga audienca.

Për ta bërë YouTube-in një komunitet më social se ç’është aktualisht, rrjeti i lejon montueseve të videove të kenë mundësi të flasin direkt me fansat e tyre.