SHPËRNDAJE

YouTube ka filluar një eksperiment të ri, i cili përdoruesit i jep kontrollin gjatë transmetimit të videos.
Ky funksion i ri ia mundëson shikuesit të videos që të ndryshojë këndet e kamerës përderisa videoja është duke u transmetuar.

Për të demonstruar funksionin “Choose Your View”, YouTube ka hyrë në partneritet me këngëtaren Madilyn Bailey.

Ekipi teknik ka përdorur performancën e saj në eventin “YouTube Music Night”, për të krijuar një video nga disa kënde.

Për të ndryshuar këndin e shikimit, përdoruesi duhet vetëm të klikojë në një nga katër dritaret të cilat janë të vendosura në anën e djathtë të videos, transmeton Koha.net. Aktualisht, ky funksion në dispozicion është vetëm për këtë video.

Edhe pse ky është një hap përpara, duhet të theksohet se YouTube nuk është kompania e parë që është duke u përpjekur që të krijojë funksion të tillë, për të shikuar videon nga kënde të shumta, pasi që këtë funksion tashmë janë duke e përdorur shërbime të tilla si StreamWeaver dhe SwitchCam.

Sigurisht, implementimi i këtij funksioni është i vështirë, por në qoftë se dikush do të arrijë që ta bëjë këtë funksion të famshëm, ai do të jetë YouTube.

Muajin e kaluar, kompania YouTube ka njoftuar se do të implementojë edhe mbështetjen për shikimin e videove në 360-shkallë.

Klikoni këtu për të shikuar videon.