SHPËRNDAJE

Videot të cilat përmbajnë kamera të fshehura të rrezikshme ose emocionalisht shqetësuese janë ndaluar nga platforma YouTube.
Ky veprim vjen si përgjigje e të ashtuquajturave “sfida” që ndonjëherë kanë rezultuar me vdekje ose lëndime
Faqja e videove në pronësi të Google tha se materiali i tillë nuk kishte vend në YouTube.
Megjithatë, kompania duket se nuk po zbaton rregullat ekzistuese mbi përmbajtjen e dëmshme.
Një raport i Buzzfeed tregon se si imazhet ende figurojnë në faqen e internetit – pavarësisht premtimit në prillin e kaluar për të hequr materialin.
Disa nga videot kanë tërhequr miliona shikime. YouTube tha se “vepron për të zbatuar në mënyrë agresive politikat tona monetare për të eliminuar nxitjen e këtij abuzimi”.